Avokati i LVV-së: Vota për Albin Kurtin është e vlefshme për partinë

Aktuale

Avokati i LVV-së: Vota për Albin Kurtin është e vlefshme për partinë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:58
Getoar Mjeku

Avokati i LVV-së, Getoar Mjeku, ka thënë se vota për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin është e vlefshme për partinë.

Kjo pasi sipas tij, njëherë numërohen votat për subjektin, pastaj votat për kandidatët.

Shkrimi i plotë:

Vota për Albinin është votë e vlefshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Sepse njëherë njehen votat për subjektin, pastaj votat për kandidatët.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme na jep të drejtën me zgjedhë një subjekt dhe deri në 5 kandidatë nga lista e subjektit. Neni 110.5 thotë qartë se nëse shënjojmë mbi 5 kandidatë, na njehet veç vota për subjektin. (Ligj 03/L-073, neni 110, ndrysh. me ligj 03/L-256, neni 7.)

Rregullat zgjedhore të KQZ-së e bëjnë fletëvotimin të pavlefshëm vetëm nëse votuesi ka shënu më shumë se një subjekt, nëse «mënyra sesi është shënuar fletëvotimi e bën qëllimin e votuesit të paqartë», nëse fletëvotimi s'ka vulë ose nëse votuesi e shënon kandidatin por jo subjektin. (Rregulla zgjedhore 09/2013, neni 21.10.) Fletëvotimi i pashënuar llogaritet fletëvotim i zbrazët (neni 21.11).

Pasi hapet kutia, numëruesit i njehin përmbys krejt fletëvotimet e hedhura, i krahasojnë me numrin e nënshkrimeve në lista të votuesve, dhe mbasandej fillojnë me i numëru dhe me i shënu në formular votat për subjektet politike (neni 21.13). Kur e përfundojnë numërimin e votave për subjektet, numëruesit i njehin votat për kandidatët e secilit subjekt (neni 21.14).

Këtë e thotë ligji, e drejta. Ne e dimë se sundimtarët e ligë priren ta cenojnë ligjin dhe ta shtypin qytetarin. Por votën tonë më 14 shkurt e qesim për shtetin e së drejtës dhe të qytetarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat