Afër 60 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Afër 60 mijë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:18
Foto ilustruese

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona. Prej tyre 1.492 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar.

Kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.

“Numri total i rasteve pozitive është 59.931 raste nga 231.094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.231”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat