Albin Kurti nuk zmbrapset: Deklarohet përfundimisht për listën e kandidatëve - paralajmëron kundërshtarët

Aktuale

Albin Kurti nuk zmbrapset: Deklarohet përfundimisht për listën e kandidatëve - paralajmëron kundërshtarët

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:18
Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se lista e LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë.

Ai ka thënë se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, duke u shprehur i bindur se do të dalin të parët.

Kurti: Lista jonë do të ketë 110 kandidatë dhe ne do të fitojmë

"Priten zgjedhjet në shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite", ka deklaruar Kurti.

Edhe me vendimin e Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë rirenditjen e kandidatëve për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat