Edhe 287 persona me Covid-19 në Kosovë, Zemaj me lutje për qytetarët

Aktuale

Edhe 287 persona me Covid-19 në Kosovë, Zemaj me lutje për qytetarët

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:45
Klinika Infektive

Nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe 229 që kanë fituar betejën me Covid-19.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se situata me koronavirusin është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19.

Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat