Nika: Kurti me politikat e tij të rrezikshme do ta qojë vendin në një luftë civile

Aktuale

Nika: Kurti me politikat e tij të rrezikshme do ta qojë vendin në një luftë civile

Nga: A.SH Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:29
Bedri Nika

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, Bedri Nika, ka kritikuar Albin Kurtin duke thënë se, Kurti me politikat e tij të rrezikshme të një personi non-grata do ta qojë vendin në një luftë civile e etnike duke e hapë kështu kutinë e Pandorës.

Ai thotë se, Kurti në këto zgjedhje do ta vulosë disfatën e radhës, por këtë herë më të thellën dhe përfundimtare.

Postimi në Facebook:

Hedhja e një hapi nga njeriu i krizave, nga vetë z. Kurti - në veriun e Kosovës ka bëre që të ja rrënoj z. Kurtit të gjithë ideologjinë dhe kauzat e tij të rrejshme të një politikani nacionalist e radikalist.

Z. Kurti ka vite qe e promovon idenë që Kosova në vend që të negocioj me Beogradin në Bruksel duhet që të negocioj me qytetarët serb në veri.

Shkuarja e tij ne veri tregoj shumëçka dhe qartë për politikën e tij për krijuar paqe mes komuniteteve.

Z. Kurti me politikat e tij të rrezikshme të një personi non-grata do ta qoj vendin në një luftë civile e etnike duke e hapë kështu kutinë e Pandorës. Ai dhe politika zhvillimore dhe paqe krijuese qëndrojnë shumë larg me njeri-tjetrin.

Andaj, ju bëj thirrje të gjithëve qytetarëve të Kosovës që të i lejnë mënjanë emocionet e të tregohen pragmatist në ditën e 14 shkurtit, në mënyrë që arsyeja dhe interesi i Kosovës dhe demokrateve të vërtetë të dalë mbi inercinë e një rruge ku VV mund ta kthej Kosovën në një tatëpjete pa kthim.

Ndërsa, z. Kurti në këto zgjedhje do ta vulos disfatën e radhës, por këtë herë me të thellën dhe përfundimtaren!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat