Sahatqija flet për përballjet me Daçiqin, dërgimin e verës së Kosovës në New York e deri tek thirrja në KQZ

Aktuale

Sahatqija flet për përballjet me Daçiqin, dërgimin e verës së Kosovës në New York e deri tek thirrja në KQZ

Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:45
Teuta Sahatqija

Ish- konsullja e përgjithshme e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, ka rrëfyer përvojën e saj në krye të Konsullatës Kosovare për katër vjet.

Ajo shpalosi përvojën diplomatike e sidomos paraqitjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me seli po në New York ku në seanca në mënyrë periodike flitet për gjendjen Kosovën nën dritë-hijet e Rezolutës 1244.

Sahatqija tregoi për përballjet që i kishin në seanca me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, që shërbeu në këtë post në katër vitet e fundit.

Në një moment Sahatqija rrëfen sesi kishte thirrur kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për t’i kërkuar të dhëna se sa serbë kishin votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Daçiq pretendonte se mbi 200.000 serbë nuk mund të votonin pasi që jetonin si refugjatë në Serbi.

Pos kësaj diplomatja që tani është zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme, thotë se falë ndihmës së vendeve aleate delegacioneve të Kosovës iu sigurohet qasja në OKB.

Me intervenimin e fortë të SHBA-ve, Gjermanisë e enkas Britanisë së Madhe, siç thotë Sahatqija në vend të katër herë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tani mbahen vetëm dy herë seanca ku diskutohet gjendja në Kosovë.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat