Haradinaj thotë se pret fitore të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Haradinaj thotë se pret fitore të VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:34
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për kandidaturën e tij për president. Por a synon Haradinaj që të marrë këtë post në bashkëpunim me Albin Kurtin.

“Kërkojmë vota për Aleancën, për Grupin Parlamentar. Synojmë rritjen e numrit të deputetëve.

Do të ketë një ecje përpara e ekuilibruar, por edhe reforma, rritjes ekonomike.

Pandemia ka kriju situatë brutale, kjo gjendje e ka inkuraju Serbinë me shfrytëzu situatën tonë në tranzicion, me u ba ma agresiv, s’mendoj që është koha me luftu secili kundër secilit.

Kjo kohë s’është krejt e zakonshme, e kemi për detyrë, me u ba bashkë, me ndihmu njëri-tjetrin për procese për vendin.

Ne s’kemi marrëveshje paraprake për VV-në, nëse neve na jep votë qytetari, dhe në start kemi tregu synimin tonë. Unë e shoh rolin tonë, në përputhje me gjendjen reale, por edhe përgjigjet ndaj Serbisë.

Ne politikanët duhet me kuptu se lufta ndër veti, s’ju sjellë më shumë vota.”, thotë Haradinaj.

Haradinaj tha se pret fitore të VV’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘Sa i përket garës për kryeministër besoj e dinë të gjithë që Vetëvendosja është në përparësi prej partive tjera me fitu”, theksoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat