Haradinaj: UÇK janë e gjithë Kosova, jam i vetmi komandant që s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve

Aktuale

Haradinaj: UÇK janë e gjithë Kosova, jam i vetmi komandant që s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një emisioni televiziv  i është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me UCK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.

Për Haradinaj, UCK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.

“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj, duke thënë se e ka përjetuar vetë nga vijat e frontit.

Haradinaj po ashtu ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat