Vjosa e dërgoi këshilltarin, mungoi në ceremoninë e zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael

Aktuale

Vjosa e dërgoi këshilltarin, mungoi në ceremoninë e zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:37
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e zyrtarizimit të njohjes reciproke Kosovë-Izrael, ndonëse këtë e mirëpriti paraprakisht me anë të një komunikate të lëshuar nga Presidenca. 

Në vend të Osmanit, aty ka qenë këshilltari i saj, Faton Peci, i cili u pa pas ceremonisë virtuale duke i cakërruar gotat me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Osmani mungoi në një një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, ku janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni e Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. 

Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakrruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Më herët gjatë ditës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur zyrtarizimin e njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael. Përmes një komunikate për media, ajo tha se marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe atij të Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme.

“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës. Dr.Vjosa Osmani përshëndetë aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.

Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. 

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Gjatë ceremonisë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje. 

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”, ndërsa paraprakisht e ka cilësuar historike këtë njohje, duke e ka falenderuar SHBA-në për këtë.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. 

Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat