Ish-ushtari i UÇK-së mirëpret Hoxhajn në Ferizaj: Kryeministri i ardhshëm 1 milion për qind

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së mirëpret Hoxhajn në Ferizaj: Kryeministri i ardhshëm 1 milion për qind

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:13
Muhamed Kuka

Gjatë një tubimi të PDK-së në Ferizaj, ish-ushtari i batalionit Atlantiku, Muhamed Kuka, i cili shfaqet në çdo tubim publik me uniformë dhe flamur të UÇK-së, i ka uruar mirëseardhje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajt.

Në një video të publikuar ish-ushtari i UÇK-së dëgjohet duke i thënë Hoxhajt se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe atë 1 milion për qind.

“Kryeministri i ardhshëm 1 milion për qind. Bajrush Xhemajli deputet.

Mirë se na erdhe në Ferizaj, Ferizajn e ke me 100 shpirta dhe Therandën.”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat