Kryeziu: Njohja nga Izraeli mund të nxisë edhe disa shtete të Evropës edhe Vatikanin ta njohin Kosovën

Aktuale

Kryeziu: Njohja nga Izraeli mund të nxisë edhe disa shtete të Evropës edhe Vatikanin ta njohin Kosovën

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Ismet Kryeziu

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, ka komentuar formalizmin e njohjes reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u bë sot mes Kosovës dhe Izraelit.

Kjo u mundësua falë “Marrëveshjes së Ëashingtonit” e cila u arrit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë nën kryesimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Kryeziu tha se kjo është njohja më e rëndësishme e Kosovës pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës në lidhje me Shpalljen e Pavarësisë.

Ai në emisionin Rubikon tha se kjo mund të sjell njohjen e vendeve evropiane por edhe të Vatikanit.

“E kisha kthyer në kontekstin e brendshëm politik. Dialogu Kosovë-Serbi, edhe si rezultat i rikthimit të SHBA-së në tryezën e dialogut sot kemi një ndër njohjet më të rëndësishme pas GJND-së’.

“Duke e marrë atë kualitetin e “njohjeve kualitative” siç i themi ne. E kemi edhe rolin e Izraelit që mund t’i nxisë edhe disa shtete në Evropë të cilët se kanë njohur Kosoën apo mund ta shtyjë edhe Vatikanin drejt një hapi tutje”.

Drejtori i KDI-së theksoi se Bashkimi Evropian në raport me Kosovën ka ngecur në shumë drejtime.

“Gjithsesi unë mendoj që Kosova pavarësisht synimit të saj në integrimin evropian është në një pat pozicion me Evropën e cila ka dështuar që të ofrojë përkrahje dhe njohje në disa shtete të Evropës, ka ngecur në integrimin, ka ngecur në dialogun dhe ka ngecur në liberalizimin e vizave”.

Sipas tij edhe Serbia e ka të njëjtën marrëveshje por që nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.

“Në qoftë se e shohim se çfarë ka ndodhur në Izrael sot, nuk është vetëm Kosova ajo që ka premtuar se do hap Ambasadën e saj në Jerusalem, madje është edhe Serbia që ka nënshkruar një marrëveshje se do ta hapë një Ambasadë por ende se ka bërë. Edhe sa kemi parë sot ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit e ka prezantuar edhe pllakën e Ambasadës me mbishkrimin e Republikës së Kosovës e cila do të vendoset në mars sipas deklaratave të sotme. E kujtoi që edhe Serbia do ta bëj të njëjtin veprim. Unë besoj që Serbia ka nënshkruar me Ëashingtonin nën udhëheqjen e presidentit Trump”.

Ismet Kryeziu thotë se Administrata e re e SHBA-ve i ka dhënë përkrahje disa çështjeve të marrëveshjes së 4 shtatorit.

“Administrata e SHBA-ve ka ndryshuar por sa i përket Izraelit dhe disa marrëveshjeve ekonomike unë mendoj që e ka marrë përkrahjen nga sekretari i Shtetit i cili tani është atje.Këto janë disa elemente që e fuqizojnë subjektivitetin e Kosovës që tregon seriozitetin dhe rikthimin e Shteteve të Bashkuara në dialog”.

“Në tryezat e BE-së ka ngecur me vite të tëra. Këto janë vetëm hapat e parë konkret nga një marrëveshje që është arritur në shtator, sepse ka pasur përplasje politike, ka pasur skepticizëm në Kosovë. Megjithatë unë mendoj që dialogu është duke i sjell rezultatet e para faktike në terren sot edhe me njohjen e Izraelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat