Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 06:03
Ilustrim

Ngjarjet e datës 2 Shkurt 2020

- Ministria Ekonomisë dhe Ambientit dhe JICA japoneze nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave. (Objekti i Ministrisë, ora 8:00)

- Mbahet programi orientues mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit te Shtetit; Këshillit Gjyqësor te Kosovës; Komisionit te Pavarur i Mediave; OJQ-ve dhe akterët tjerë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 9:00)

- Partia Socialdemokrate mban një aktivitet ku kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj prononcohet për media. (Afër Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të pret në një takim zyrtar Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon punëtorinë virtuale "Gazetarët dhe Integriteti i Informacionit: Si t'i luftojmë dezinformatat gjatë procesit zgjedhor?". (https://us02web.zoom.us/j/88949362145?pwd=UjMyUDlFWC9STGhuMFA2cUFqOUl3UT09, ora 18:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat