Kandidati i VV-së paralajmëron kundërshtarët e Kurtit në Drenicë: Guxoni të reagoni dhe do t’ju bëjnë hor!

Aktuale

Kandidati i VV-së paralajmëron kundërshtarët e Kurtit në Drenicë: Guxoni të reagoni dhe do t’ju bëjnë hor!

Nga: A.Morina Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:22
Liri Loshi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt.

Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke i bërë thirrje Kurtit, “Shkoni merrni votat n’Serbi”.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kandidati për deputet nga Lëvizje Vetëvendosje, Liri Loshi .

Loshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata nuk kërkojnë vota nga “veteranët” dilingjinj. Pasi, kandidati i VV tha se deri tash e ka mbështetjen e dhjetra familjeve të dëshmorëve në Drenicë që premtojnë votë për atë.

“I doni emrat?! Jo nuk ua them. Guxoni të reagoni dhe do t’i keni në publik, do të shfaqen vetë dhe do t’ju bëjnë hor për krejt përfitimet e zeza që i keni ba”, u shpreh Loshi, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

“Shkoni merrni votat n’Serbi,” - ishte thirrja! E nuk do t’i marrim në Serbi por anë e kënd Drenice. Se Albini Kurti, Shqipe Selimi, Enver Dugolli dhe Liri Loshi janë zemra e UÇK-së. Ne nuk kemi ba klientë për vota t’u futë n’listë të veteranëve njerëz që nuk e kanë pa luftën me sy. Ne nuk kërkojmë votën e “veteranëve” dilingjinj! Ne e kërkojmë votën e veteranëve të vêrtetë dhe të familjeve të dëshmorëve. Deri tash e kam mbështetjen e dhjetra familjeve të dëshmorëve në Drenicë që premtojnë votën për mua dhe po lobojnë për mua njëkohësisht. Asnjerin nuk e kam thirrë, por kanë ardhur vetë. Njerëzit janë të dëshpëruar me trajtimin që komandantët u kanë bërë familjarëve të dëshmorëve. Shikoni pasurite që kanë këta e shikoni në ç’mjerim janë fëmijët e dëshmorëve. Ja, pēr shembull Shpetim Qorraj, djali i Mustafës, shokut tim deshmor. Nuk ka gjetur punë as mbështetjen e komandantëve për asgjë, prandaj është detyruar të emigrojë në Amerikë. Tash dosti mbështet VV-në dhe mua personalisht. Ky është njëri që po e përmend, sepse më ka thënë vetë të shkruaj, por janë edhe dhjetra të tjerë që janë me mua e juve nuk duan me ua pa sytë. I doni emrat?! Jo nuk ua them. Guxoni të reagoni dhe do t’i keni në publik, do të shfaqen vetë dhe do t’ju bëjnë hor per krejt përfitimet e zeza që i keni ba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat