​IKSHPK furnizohet edhe me 100 mijë teste PCR

Aktuale

​IKSHPK furnizohet edhe me 100 mijë teste PCR

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), i janë dorëzuar 100 mijë teste PCR nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka treguar se në janë dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë në Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës (ShSKUK).

“Kemi dorëzuar sot 100 000 teste PCR në IKShP, për të forcuar kapacitetet e testimeve dhe për të vazhduar testimin në masë, pas fillimit të testimeve edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike. Sigurojmë qytetarët tanë se në stoqet e IKSHPK-së ka teste të mjaftueshme PCR, prandaj u bëjmë sërish qytetarëve nga të gjitha regjionet që të testohen. Po ashtu sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë ShSKUK për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve”, ka shkruar Zemaj.

Testet dhe ventilatorët janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare (huamarrja nga Banka Botërore), ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat