Dardan Molliqaj e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin

Aktuale

Dardan Molliqaj e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Dardan Molliqaj

(E plotësuar 12:45) - Një polic gjatë konfrontimit me anëtarë të Partisë Socialdemokrate (PSD) është lënduar. Pranë objektit të Kuvendit të Kosovës ka arritur ambulanca.

E gjitha ndodhi pasi anëtarët e PSD-së vendosen mbishkrimin “Krejt dhe Drejt= i gjithë pushtetit sovjetëve” në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Pas vendosjes së parullës në objektin e Kuvendit të Kosovës ka ndërhy edhe Policia e Kosovës, ku më pas pati përleshje mes pjesëmarrësve aty dhe policisë.

Kryetari i PSD-së dhe anëtarë të tjerë janë ndaluar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke u përleshur me ta.

***

Kryetari  i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për vizitat e liderit të LVV-së, Albin Kurtit në veri dhe Skenderaj.

“Mendoj që nuk është reduktuar në atë që ndodhi atje, besoj që krejt një diskurs publik i cili po bëhet shumë shpesh prej analistëve që përfaqësojnë këtë regjim në ardhje, ka një stigamitizim të një rajoni të tërë për arsye të historisë. Më shumë për cka përfaqësojnë ata si rajon, se sa cka përfaqëojnë individët. Nëse problemi është Hashim Thaci e Kadri Veseli, ata janë në Hagë, nëse është Sami Lushtaku, këta vijnë në pushtet le te arrestojnë”, thotë ai

Këto komente ai i bëri  pas një aksioni që ka pasur me subjektin e tij para Qeverisë.

Ai shton se një qasje e tillë është e papranueshme.

“Një qasje e cila ka një tendencë elitare ka të bëjë me një rezistencë që po vjen prej atje, cfarëdo qasje e tillë është e papranueshme.

Shumë mirë që ka shku në veri, është më shumë problem i regjimit të vjetër se sa ai që vjen. Unë jam pro shkuarjes në veri e Skenderaj. Rasti i Skenderajt është i padrejtë në mënyrën se si është diskursi karshi Drenicës”, thotë tutje Molliqaj, teksa e krahason Kurtin me ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Shkuarja e Kurtit me xhipa të zi, ku po ndërron me Hashim Thacin, të njejtën gjë e kemi pas në Decan, edhe ai me xhipa edhe ky me xhipa, ku po dallon në këtë pjesë”, shtoi i njëjti.

***

PSD është duke mbajtur një aksion simbolik në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë shkruar në muret e objektit të Qeverisë “Krejt dhe drejt=I gjithë pushteti sovjetëve”.

Dardan Molliqaj para mediave tha se përmës asaj që kanë shkruar në muret e qeverisë besojnë se është thelbi i kësaj fushate.

“Duket dicka e drejtë por ky është vetëm si sipërfaqe, asgjë më mirë së slogani i VV nuk e paraqet në thelb se cka është VV sot. Në kuptimin e mendësisë është e vjetër.

Image

Krejt dhe drejt vjen pas një qeverië të dështuar të vitit të kaluar. Paraqet në thelb mendësinë e vjetër që dëshiron që gjithë pushteti të përqendrohet të një parti. Ndryshimi i parë ka qenë që është ndrru statusi i kësaj partie, edhe kryetar i partisë edhe kryeministër. Frika e dytë është në momentin që kanë pretendu që do kenë më shumë deputetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat