Policia paralajmëron protesta, thonë se Qeveria po dëshiron t’i shoh në rrugë

Aktuale

Policia paralajmëron protesta, thonë se Qeveria po dëshiron t’i shoh në rrugë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:40
Policia

“Qeveria e Kosovës po dëshiron vet që ta shoh Policinë në rrugë, dhe për këtë nuk po i plotëson kërkesat tona tash e sa kohë. E kërkesat tona janë: vazhdimi i pagesës së Pakos Emergjente për të gjithë punonjësit e PK-së, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaji janar 2021 për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës”.

Kështu ka thënë nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli.

Ai thotë se derisa kjo Qeveri nuk po i plotëson kërkesat që kanë, atëherë siç thotë ai, Qeveria dëshiron ta sheh në rrugë duke protestuar policinë.

“Po deri sa nuk i plotëson kërkesat Qeveria, Qeveria është ajo që dëshiron me pa Policinë në rrugë, ajo i ka në dorë këto gjëra, nuk i ka opozita, i ka vet kryeministri me ministrin e Punëve të Brendshme, me ministrin e Financave ata duhet ta zgjedhin problemin, jo tjetër kush, ne nuk kërkojmë nga opozita as nga askush tjetër, nga njerëz që e udhëheqin shtetin”, ka deklaruar Tasholli.

Sipas Tashollit nëse Policia del në rrugë atëherë do të jetë shumë vonë për Qeverinë për t’i plotësuar kërkesat.

“Nëse ky shtet donë me pa uniformën në rrugë le ta bën, këtë nuk mund ta ndal askush, si të donë le të mendon kryeministri, ministri as kushdo qoftë tjetër, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë si sindikatë”, ka shtuar ai, duke thënë se nëse ndodhë protesta atëherë dikujt “do t’i dhemb kryt” pasi që fillon, por nuk e din se si do të mbarojë.

Tasholli, për kërkesat që i kanë, ka treguar se kanë pasur takim me qeveritarët edhe javën e  kaluar edhe gjatë ditës së djeshme por se u është premtuar që do të ketë vetëm rishikim pasi që sipas Hotit nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

Sipas tij, Policisë i është bërë padrejtësi në raport me Sindikatën e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit.

“Na kanë shkelë, nuk e di unë çfarë është roli i ministrit Zemaj që e luan këtë rol, i ministrit të Shëndetësië, apo neglizhenca e ministrit tonë që na ndau në këtë mënyrë, nuk po e dimë pse të neglizhohemi në këtë mënyrë kur tani po e them me plot përgjegjësi kërkesat do t’i shqyrtoj para jush të cilat janë kërkesa me vite, sigurimi shëndetësor, sigurimi aksidental, sigurimi jetësor ndërrimi i natës që te në paguhet 5 euro e në shëndetësi paguhet 26 euro, rrogë të 13-të s’ka kurrë, udhëtimet s’paguhen kurrë, shujtë nuk paguhet kurrë, pension invalidor nuk kemi , pension të hershëm siç e ka FSK-ja ne nuk kemi, madje këtë vit kemi 10 milionë euro mangu në buxhetin e Policisë”, ka thënë ai.

Tasholli, ka folur edhe për sigurimin shëndetësor të Policisë, duke thënë se të gjitha qeveritë e vendit më këtë çështje kanë bërë fontanë dëshirash.

I pyetur për dhunën e zyrtarëve policor ndaj qytetarëve të vendit, ku kohët e fundit janë bërë publike shumë video të tilla, Tasholli thotë se nuk guxon të rrahet qytetari i Kosovës me duar të lidhura edhe në stacion.

Ai ka thënë se ka edhe raste të tilla kur forca është e domosdoshme.

“Nuk arsyetohet forca ndaj qytetarit të Kosovës i cili është nën pranga apo është në stacion, le të merren masa në mënyrat më të larta që janë ndaj atij polici, por edhe në anën tjetër me dëshirën e dikujt merren masa ndaj policit, i thotë policit a e din kush janë unë, unë ta kam vesh uniformen ,unë ta deshi uniformen, si guxon qytetari ta thotë atë”, ka thënë Tasholli.

Deri më tani sipas tij, numri i policë të infektuar me Covid -19 ka arritur në rreth 3 mijë kurse 12 punonjës të policisë kanë humbur jetën nga ky virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat