Islami: Presidenca kërkon një që nuk e shkel kushtetutën, Osmani e shkeli dy-tri herë

Aktuale

Islami: Presidenca kërkon një që nuk e shkel kushtetutën, Osmani e shkeli dy-tri herë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 00:32
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami në ‘Debat Zgjedhor’ theksoi se partitë duhet të fokusohen në programe e jo në përlamje.

Islami u shpreh se ndjehet keq që marsin e kaluar ndodhi ajo çka ndodhi me politikën.

“Në prill ka qenë momentet sikur Vuçiq e Rama i kanë rezervuar stoqet e vaksinave anti-covid. Kjo nuk ndodhi në Kosovë, pasi merreshin me mustaqet e Agim Veliut. Me këtë do të duhej të mershin më shpejtë, me gjet vaksinë, me u ulë me pasë marrëveshje për president. Duhet një marrëveshje politike”, potencoi Islami.

Më tej, ai përmend arsyen se pse Ramush Haradinaj është i duhuri për president të vendit.

“Presidenca në rastin tonë është një punë e thjeshtë, kërkon një njeri stabil që nuk e shkel Kushtetutën, Osmani shkeli dy tri herë. Duhet të kemi ofertë për dialog me Serbinë, duhet ta kemi zgjidhjen për Zajednicën. Presidenti i ardhshëm duhet t’i ulë liderët dhe të merren vesh për disa pika. Haradinaj nuk i ka djeg urat me askënd, është mbajtur mirë me të gjitha partitë. Presidenti do të zgjidhet, Haradinaj duhet të jetë president”, theksoi ai.

Islami tha se mendon që detyrë e parë është zgjedhja e presidentit dhe se partitë duhet të fokusohen në programe e jo në perlamje, siç thotë ai, duhet të ulen e të ballafaqohen me pandeminë.

“Të bëjmë çmos që të funksionojë shteti. Nuk do të ketë vende të punës, shteti mund të bëjë ligje”, tha ndër tjerash Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat