Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 06:09
Ilustrim

Ngjarjet e datës 3 Shkurt 2020

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike organizon konferencën për media me rastin e dorëzimit të Ankesës kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për Hedhje Poshtë të Padisë së Organizatave GLPS dhe Pishtarët kundër Lëshimit të Lejeve Mjedisore dhe Licencave për Hidrocentralet Deçani dhe Belaja në Grykën e Deçanit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 11:00)

- Partia Fjala bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Para ”Teatrit Kombëtar”, ora 13:00)

-  NISMA Socialdemokrate do të bëj hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Venus Hotel - Magjistralja Prishtinë-Lipjan afër QMI-së, ora 13:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit mban konferencë për medie. Merr pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti. (Objekti i Byros, Fushë-Kosovë, ora 13:45)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore, Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bën hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. (Amfiteatri i Lidhjes së Prizrenit, ora 15:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat