E gjuajtën Albin Kurtin me vezë e shishe plastike, policia merr masa ndaj të dyshuarve

Aktuale

E gjuajtën Albin Kurtin me vezë e shishe plastike, policia merr masa ndaj të dyshuarve

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:47
Albin Kurti

Albin Kurti vizitën e së hënës në Skenderaj nuk e kaloi mirë, pasi që disa qytetarë e brohoritën dhe gjuajtën me vezë, shishe plastike e gurë.

E policia e Kosovës ka marrë masa për personat e dyshuar për sulm dhe fyerje ndaj tij.

Burime bëjnë me dije se policia ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit.

Ndryshe VV-ja dje publikoi një video ku Kurti shihej në disponim të mirë duke biseduar me qytetarë nga Skenderaj në shtëpitë e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat