Sadri Ramabaja reagon ndaj Xhavit Halitit: Kryekomplotist i UÇK-së

Aktuale

Sadri Ramabaja reagon ndaj Xhavit Halitit: Kryekomplotist i UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Xhavit Haliti

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe anëtari i LVV-së, Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj Xhavit Halitit, pas deklaratave të tij në një emision televiziv.

Ramabaja e quan kryekomplotist të UÇK-së, Xhavit Halitin, për të cilin thotë se e kishte keqpërdor idenë për Drejtorinë politike brenda Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për të shmangur kryesinë e LPK-së.

Reagimi i Ramabajës:

Kryekomplotisti i UÇK-së, Xhavit Haliti, në PRESING (1.2.2021), përvijoi idenë për Tryezën e partive politike, duke shmangur nesër Parlamentin, krejt ngjashëm si kishte vepruar dikur (1998) duke keqpërdorë idenë për Drejtorinë politike si instancë brenda SHP të UÇK-së, për ta shmangur Kryesinë e LPK-së!

Duket se ai nuk e koncepton si duhet kohën: jemi në vitin 2021, jo në vitin 1998!

Ujku qimen e ndërron, por hujin jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat