Shala godet Kurtin: Kur erdhi Pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

Aktuale

Shala godet Kurtin: Kur erdhi Pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:37
Kujtim Shala

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, ia ka kujtuar kandidatit për kryeminsitër të VV’së, Albin Kurtit, se në kohën kur Kosovës iu propozua Pakoja e Ahtisarit, njerëzit u vranë në rrugë.

Kurti dhe subjekti politik i tij, Lëvizja Vetëvendosje, kundërshtuan Pakon e Ahtisarit, pako e cila me pikat e saj solli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, është shprehur Shala.

Tutje, ai foli edhe programin e VV’së dhe profilin ideologjik të kreun e këtij subjekti politik.

“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është Shala.

“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”, shtoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat