Profesori nga Amerika flet për Mustafën, ja çfarë i kërkon

Aktuale

Profesori nga Amerika flet për Mustafën, ja çfarë i kërkon

Nga: M.H Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:48
Isa Mustafa

Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Maxharraj u shpreh se që nga vdekja e Rugovës dhe kalimit të Mustafas në krye të LDK-së, shumë gjëra kanë ndryshuar në këtë parti, përcjell “Bota sot”.

Profesori përmbledh një historik të Mustafës duke përmendur kështu edhe raportet që ai ka pasur me Rugovën dhe mosarritjen e e frymes rugoviane në LDK.

“Isa Mustafa nëse i’a don të miren LDK-në duhet së pari që urgjentisht të ofron dorëheqjën nga LDK”, shkruan profesori duke kërkuar kështu dorëheqjen e Mustafës dhe liruar kështu LDK-në, nga vet ai.

Shkrimi i plotë

Isa Mustafës i ka dal afati i përdorimit

Isa Mustafa dhe LDK nuk shkojnë bashk, janë si nusja me njerkën. Ishte një lidhje “martesore”e dhunshme. Ai hyri dhunshëm në LDK dhe duhet të dal nga LDK-ja dhunshëm, sepse LDK dhe Isa Mustafa nuk mund të mbijetojnë bashkë. Nga LDK duhet të largohet Isa Mustafa ose të shkatërrohet LDK. Shkatërrimi i LDK veç ka filluar në Podujevë kurse stuhia zgjedhore e 14 shkurtit do ta fshijnë të tërin. LDK pas kësaj humbjes në Podujevë është mbetë si pula e lagët pa kokë. LDK në Podujevë e humbi, siç po thuhet, bastionin e fundit të rugovizmit pas 20 viteve qeverisje atje. Por, LDK i ka humbë gati të gjitha zgjedhjet e pasluftës nën drejtimin e Isa Mustafës, por humbja në Podujevë është më drastike është e pafalshme. Isa Mustafa mendonte se me duar në xhepa do ta fitonte edhe Prishtinën por e humbi pikërisht nga LVV dhe Albin Kurti, Isa Mustafa së bashku me Agim Veliun me duar në xhepa do ta mendonte se do ta fitonte edhe Podujevën por pësoi kataklizmë. Në vend se ta mbronte frontin në Podujevë Agim Veliu shkoi në polici sepse nga aty e mbronte më mirë koorupsionin e vetë e te Isa Mustafes. Kjo është rënia e shokut Isa Mustafa,pikërisht sikur ajo rënia e shokut Zylo te Dritero Agollit. LDK në vend se të ulet dhe esull të analizoj gjendjen e vetë të brendshme në parti,pas kësaj humbje ka nisë po merret me gjuetin e shtrigave,sepse sipas saj të gjitthë jashtë saj na qenkan fajtor kurse vet LDK jo se jo,faji thonë është jetim.Po mendojnë dhe veprojnë monarkët e vërtetë. Isa Mustafa së bashku me LDK që moti ka rënë në dergjë ai ka nisë po merret me intriga, shpifje ndër më të ulëtat. Në thumbë të kritikës e ka LVV dhe Albin Kurtin si dhe Vjosa Osmanin të cilën e ofendon me fjalë rrugaqe të cilin s’po mund as se si të përbijë, sepse Vjosa Osmani i ka mbetë në fyt Isa Mustafës si kafshatë që nuk mund ta përpijë e zë fryma. Për shkak të kësaj alergjie ndaj LVV-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e prishi koalicionin duke bërë grushtshtet në qeverinë Kurti dhe me bisht ndërkëmbë shkaktoi të i përktheluri i tij Hashim Thaçi për ndihmë për formimin e qeverisë Hoti e cila pasiqë ishte falso nuk pati jetë të gjatë. E them troç se në LDK ka kohë kohë që nuk frymon asnjë fije rugovizëm e sidomos që prej se LDK e mori me shpifje ,dredhi dhe intriga Isa Mustafën, një anti-rugovistë i përbetuar.Që nga ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, ajo ka nisë të merr teposhtzën,sepse ai aty nuk erdhi për LDK-së por për punët e tij për përfitime personale, erdhi që të veshet me petkat e pushtetit për ta mbrojtë korrupsionin e vetë dhe të klanit të tij korruptiv që e krijoi në LDK por edhe duke ia kthyer shpinën LDK-së dhe anëtarësisë së saj duke bërë lidhje me kupolen e krimit të organizuar dhe klanet tjera mafioze të PDK-së dhe SHIK-ut me qëllim për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Isa Mustafa nuk është rugovist, as që ka qenë përpara LDK-ist, ai është një anti-rugovist, e anti-rugovistë nuk ka të bëj asgjë me rugovizmin.Kështu që nga radhët e tij në LDK ka vdekur rugovizmi ngadalë duke frymuar anti-rugovizmi.Ku mund të jetë Isa Mustafa, rugovist i cili para luftës e shpërfillte bashkë me Bukoshin Rugovën.Ku mund të jetë ai Rugovistë kur Rugova po e organizonte pushtetin paralel kundër snatrapit Millosheviq kurse ai ia ndërprente ndihmet e 3% sikur të ishin të vetat e jo të popullit, ia ndërprente telefonat,nuk i’a paguente biletat e udhëtimit, e ajo me drastikja shpesh herë nëpër hotelet e Evropës e linte Rugovën peng nepër hotele duke mos i’a paguar. Isa Mustafa është strumbullari i të gjitha të këqijave në LDK. Ai së pari me paran e tij të korruptuar duhet të ulët e ta vleresoj LDK se çka po ndodhë me të,pse ajo veç teposhtë po shkon,e ka harruar partinë duke u bërë paterica e kingala i partive tjera të Hashim Thaçit e Kadri Veseli me qëllim për ta mbrojtur korrupsion dhe krimin e organizuar së bashku.Isa Mustafa nëse i’a don të miren LDK-në duhet së pari që urgjentisht të ofron dorëheqjën nga LDK sepse ai aty është një njeri i gabuar në vend të gabuar.Duhet ta lënë LDK-në atyre që i’a don të mirën dhe që do ta mbnin e jo të merret me gjueti shtrigash. Anëtaresia e LDK-së me këtë kataklizmë dhe rrëshqitje që e ka nis duhet të merr fatin e partisë në dorë duke e pastruar partinë nga të korruptuarit dhe kundër anti-rugovistave të tipit Isa Mustafa. Sepse LDK nuk ka të ardhme me Isa Mustafën, ajo nëse vazhdon kështu do të pësoi katastrofë në zgjedhjet e ardhshme nacionale. LDK gjatë fushatës parazgjedhore mund të i’a bënë qejfin veteës së do të del e para,se do të pushtetin,por këto janë vetëm ëndrra,dëshira të parealizuara sepse dihet se LDK e ka humbur rrugën e në oborrin e vet së bashku me krroqanin Isa Mustafa.Votuesit,elektorati më 14 shkurtë do të ia japin dënimin e merituar LDK dhe Isa Mustafës ,ata do të din fortë mirësjelljën despotike të një monarku që sundon me LDK-në e jo bashkqeverisë me strukturat e saj, nuk pranon kurrfarë reformimi të partisë,ajo ka mbetë në njerëz të vjetër tanimë të kalbur në LDK të cilët kujdesen vetëm për korrupsionin e tyre e jo për mirëvajtjën e partisë. Pra,Isa Mustafën do ta zënë përfundi orteku i pamëshirshëm i datës 14 shkurti 2021,sepse votuesit e vetë dhe elektorati i LDK kërkojnë ndryshime, kërkojnë luftën kundër korrupcsionit dhe krimit të organizuar të cilën gjë votuesi veç janë të bindur se LDK nuk është e aftë ta bëjë sepse dhe vetë është e korruptuar deri në fyt dhe kështu ta nxjerrë Isa Mustafën si njëri të dështuar, të pa dëshiruar dhe shkatërrues të LDK-së si njeri që moti i ka dal afati i përdorimit dhe duhet të ikë nga LDK ose të nxirret zhagë përjashta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat