Deklaratë e fortë e Latifit: Nëse Kurti nuk e bën këtë, do të bie për 40 ditë

Aktuale

Deklaratë e fortë e Latifit: Nëse Kurti nuk e bën këtë, do të bie për 40 ditë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 00:13
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi thotë se nëse Albin Kurti do të vazhdojë me kursin e kaluar, ai nuk do të jetë në qeveri as për 40 ditë.

Latifi thotë se pret diçka tjetër nga Kurti.

“Nëse Albin Kurti nuk ka marr mësim nga mësimet e kaluara nëse ai ka me vazhdu me kursin e tij konfritual nëse ai do të vazhdoje me arrogance e tij me shqyrtimin e cdo gjëje që ndodh, jo 52 ditë po as 40 ditë nuk ka mi shku.

Megjithatë unë pres diçka tjetër”, tha ai.

Sipas Latifit, ai nuk do ta ndjek kursin e kaluar pasi Kurti supozon që me administratën Biden do të ketë një raport më konstruktiv.

“Albin Kurti do të jetë shumë ma pragmatik, krejt hapësirën e veprimit politik do ta ketë në pozicionin e tij, si kryeministër. Kështu që nuk mendoj që ai do të vazhdojë me kursin e kaluar.

Nisur edhe nga fakti se ai supozon që me administraten e Biden do të ketë një raport më konstruktiv”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat