Në LDK i krahasojnë paralajmërimet e Kurtit me veprimet e Leninit në komunizëm

Aktuale

Në LDK i krahasojnë paralajmërimet e Kurtit me veprimet e Leninit në komunizëm

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Albin Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti dha mbrëmë se nëse vije në pushtet, do t’i rishqyrtojë të gjitha vendimet e marra në kohën e qeverisë Hoti.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, këtë paralajmërim të Kurtit e ka krahasuar me Vladimir Iliç Leninin e Rusisë komuniste.

Postimi i plotë i Gecajt:

“Kurti: Sapo ta marrim qeverinë do t’i shfuqizojmë vendimet e Hotit” …

… njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste ju nevojitën 74 vite të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat