Peci: Mosrespektimi i masave anti-COVID nga partitë politike tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse

Aktuale

Peci: Mosrespektimi i masave anti-COVID nga partitë politike tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, tashmë drejtor i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se mosrespektimi i masave anti-COVID nga partitë politike tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Peci theksoi se “mendësia e partive politike në vend nuk është as në shërbim të qytetarëve dhe shtetit, por në shërbim ekskluziv të pushtetit partiak”.

“Mosrespektimi i masave për mbrojtje prej COVID-19 nga partitë politike në Kosovë tregon shumë për mendësinë e tyre qeverisëse, e cila nuk është as në shërbim të qytetarëve dhe shtetit, por në shërbim ekskluziv të pushtetit partiak.

Ta ruajmë veten nga vetvetja, se shkuam dëm!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat