Nitaj i reagon Mimoza Kusarit: Askush nuk mund t’i lë pa autostradë mbi gjysmë milioni qytetarë të Dukagjinit

Aktuale

Nitaj i reagon Mimoza Kusarit: Askush nuk mund t’i lë pa autostradë mbi gjysmë milioni qytetarë të Dukagjinit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:26
Muharrem Nitaj

Pas deklaratave të mbrëmshme të Mimoza Kusari-Lilajt nga VV se autostrada për Dukagjinin nuk është̈ e nevojshme, ka reaguar nënkryetari i Aleancës, njëherësh ministër i Ekonomisë̈ dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj tha se është i pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç̧ është̈ autostrada e Dukagjinit.

“I pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç është̈ autostrada e Dukagjinit e cila e lidhë Kryeqytetin me një̈ pjesë që ka mbi 600 mijë banorë! Aq më shumë kur kjo pjesë ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, edhe përmes qendrave të skijimit në bjeshkët e Pejës dhe të Deçanit e shumë projekteve të tjera zhvillimore. Rreth 600 mijë banorë të Dukagjinit janë Kosovë, dhe askush s’ka të drejtë t’iu mohojë zhvillimin. Ka kaluar koha kur pushtetarët i orientojnë̈ investimet sipas qejfit të tyre. Dukagjini është̈ i fundit që nuk është përfshirë̈ në infrastrukturën moderne rrugore”!, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Ndryshe mbrëmë, kandidatja për deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se në rast se në krye të qeverisë do të jetë Vetëvendosje, nuk do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit, e cila ishte përmendur nga Qeveria Haradinaj në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat