Vetëvendosje var shamia të kuqe nëpër Prishtinë

Aktuale

Vetëvendosje var shamia të kuqe nëpër Prishtinë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Në kryeqytet, nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik janë lidhur disa  shirita të kuq.

Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.

Por, në rrjetet sociale është postuar një foto nga disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë treguar se shiritat janë vendosur nga ta.

“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat