Kurti i përmendi në fushatë, reagojnë ashpër Këshilli Prokurorial

Aktuale

Kurti i përmendi në fushatë, reagojnë ashpër Këshilli Prokurorial

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Albin Kurti

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pas deklaratave të tij lidhur me Kryeprokurorin e Shtetit, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KPK’ja i ka bërë thirrje Kurtit dhe kandidatëve të tjerë që të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.

Tutje, KPK’ja u aka kujtuar kandidatëve se kryeprokurori zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial.

“Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Kurti mbrëmë ka thënë se në sistemin e drejtësisë do të shkojë kryeprokurori i shteti, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente. Megjithatë, Kurti tha se nuk do të shkojë veç Lumezi, por edhe shumë të tjerë.

Ai gjithashtu komentoi shprehjen e tij që përdori në zgjedhjet e kaluara “Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”. Kurti këtu kishte fjalën për ish-prokurorin Elez Blakaj.

 “Ne nuk jemi në qeveri edhe ne ishim 50 ditë në kohë të pandemisë. Tash po vimë për 4 plus 4 vjet. Dhe jo vec Lumezi, por kanë me shku plot. Dhe s’ka me u kthy vec Elezi, por kanë me u kthy plot të tjerë”, ësthë shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se me qeverinë e tij, nëse bëhet, do të ketë shumë më shumë punë për Prokurorinë e shtetit.

“Me neve do të ketë shumë më shumë punë për prokurorinë, ju e dini që janë afër 200 prokurorë në Kosovë dhe ata o do të ribëhen siç e kanë emrin, pra të aktivizohen ose nuk mendoj se do t’i mbijetojnë trysnisë shoqërore, qytetare e institucionale”, ka thënë Kurti.

“Pra, një pjesë e madhe e punëve nuk janë për qeverinë, janë bërë shkelje të ligjeve dhe krime. Këto krime ekonomike janë punë për prokurorinë dhe gjyqësorin”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat