Osmani i komenton deklaratat e Konjufcës për rishqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës në Izrael

Aktuale

Osmani i komenton deklaratat e Konjufcës për rishqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës në Izrael

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Osmani dhe Konjufca

Osmani i komenton deklaratat e Konjufcës për rishqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës në Izrael

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka komentuar deklaratat për rishqyrtimin e zhvendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Osmani ka deklaruar se Kosova duhet të koordinojë politikat e jashtme me SHBA’të, teksa ka kërkuar nga BE’ja “rol më aktiv” për t’i bindur pesë shtetet që ta pranojnë Kosovën. Ajo këto deklarata i ka bërë në emisionin Rubikon.

“E para dhe më e rëndësishmja, do jetë koordinimi me SHBA. Unë do doja një rol shumë më aktiv të BE për t’i bindur pesëshen jo-njohëse në raport me Kosovën. Nuk ka asnjë arsye që kjo pesëshe të na njohë. Nuk do të vijmë deri në një situatë të këtillë, neve na duhet koordinim me SHBA’të”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, kandidatja për presidente nga VV’ja ka folur edhe për ri-vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, teksa nuk e ka mohuar një mundësi të këtillë, në rast se ajo dhe subjekti politik me të cilin garon merr pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat