Krasniqi kërkon ngritje të performancës, por disa drejtorë nuk i shkuan në takim

Aktuale

Krasniqi kërkon ngritje të performancës, por disa drejtorë nuk i shkuan në takim

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Pamje nga takimi

Një ditë pasi u përzgjodh në pozitën e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi ka mbajtur një takim me disa drejtorë të klinikave në QKUK.

Krasniqi ka ftuar në një takim drejtorët e klinikave të QKUK-së, por ftesës së tij nuk iu përgjigjën të gjithë. Në këtë takim munguan edhe dy kundërkandidatët e tij në konkursin për drejtor të SHSKUK-së, Saudin Maliqi i Torakales dhe Basri Lenjani i Emergjencës.

Krasniqi ka mbajtur takimin me disa prej drejtorëve nga të cilët ka kërkuar ngritje të performancës dhe disiplinës në punë.

“Gjatë takimit ai ka kërkuar nga drejtorët që të ngritin disiplinën, të respektojnë detyrat  dhe obligimet e punës në funksion të ngritjes së performancës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në takim është biseduar edhe për hapjen e shërbimeve të reja të cilat nuk janë ofruar deri më tani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat