Xhavit Drenori për Vjosa Osmanin: Vetëvendosja nuk i pranon dy Albina

Aktuale

Xhavit Drenori për Vjosa Osmanin: Vetëvendosja nuk i pranon dy Albina

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Xhavit Drenori

Ish anëtari i VV’së, Xhavit Drenori ka thënë se kandidatja për presidente nga Vetëvendosja, Vjosa Osmani, po e mbron Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin duke dalë edhe nga vetja.

Ai, në Edicionin e Analizës Zgjedhore ka thënë se ka dilema nëse Vjosa Osmani do ta ruajë profilin e saj brenda Vetëvendosjes.

“Jo me shumë risi. Më bëri përshtypje që pak si tepër po ofrohet kah pozicioni i mbrojtjes të disa çështjeve që janë kundërthënëse e që po i mbron Vetëvendosja dhe Albin Kurti si p.sh vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne e njohim një Vjosë që ka qenë institucionaliste, derisa sot devijoi nga kjo në disa raste. Megjithatë u ruajt për të mos bërë ndonjë skandal. Unë po shoh një Vjosë që po del nga vetja e saj”.
“Ndoshta edhe po e shfrytëzon këtë moment që Albin Kurti nuk është në garë zyrtarisht që ndoshta të mund të marrë ndonjë votë më tepër nga aktivistët e Vetëvendosjes dhe të provojë të thotë në publik se ka qenë shumë e votuar. Vjosa Osmani është në pikun e karrierës së saj bashkë me Albin Kurtin. Unë po flas për një Vjosa Osmani të nesërmen – a po e tret profilin e saj brenda Vetëvendosjes, apo po arrin ta ruajë?”.

Ai ka deklaruar se Vjosa Osmani, po ngjan me Albin Kurtin.

“Ne një Albin e kemi dhe e kërkonim një Vjosë. Ajo sonte ishte saktë çka thotë Albin Kurti. Ne një Albin e kemi, dy Albina Vetëvendosja nuk i pranon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat