Qazim Rrahmani: Komuniteti ashkali më i diskriminuari në Kosovë në aspektin e punësimit

Aktuale

Qazim Rrahmani: Komuniteti ashkali më i diskriminuari në Kosovë në aspektin e punësimit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Qazim Rrahmani

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se komuniteti shkali është më i diskriminuari në Kosovë sa i përket aspektit të punësimit.

Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me asnjë parti në të ardhmen nëse nuk përmbushet kriteri 10 për-qind në aspektin publik të punësimit.

“Komuniteti ashkali ka qenë më i diskriminuari deri më tani në Kosovë krahasuar me komunitetet tjera në aspektin e punësimit”.

“Ligjet nuk ka duhet të jenë të përshkruara 10 për-qind komunitete dhe kur i sheh në statistika komuniteti shkalin diskriminohet”.

“I shohim boshnjakët, turqit, serbët dhe të tjerët që kanë përfaqësim institucional publik në punësim; ndërsa komuniteti ashkali është më i diskriminuari”.

“Përveç në Forcën e Sigurisë së Kosovës ku e kemi arritur atë shifrën 10 për-qind, në të tjerat institucione jo”.

Sipas tij, çdo qeveri e ardhshme duhet të jetë e vetëdijshme që t’i trajtojë të gjithë komunitetet në mënyrë të barabartë.

“Partia e Ashkalinjve për Integrim do të jetë zëri i tyre – nuk do të ketë marrëveshje dhe votë nga kjo parti për asnjë qeveri në të ardhmen nëse nuk përmbushet 10 për-qindëshi në aspektin publik të punësimit”.

“Ne do të kërkojmë donacione që të përkrahim bizneset e vogla që janë në komunitetin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat