Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se subjekti të cilit i takon është parti normale dhe me kryeministër normal.
Gecaj ka shkruar në Facebook, se LDK është parti që ndërton qeveri normale me kryeministër normal.
Tutje ka thënë se Kosova nuk ka nëvojë për qeverisje muskuloze të “komandantëve”, apo sejmenëve të tyre.
“LDK është parti normale, dhe rrjedhimisht ndërton qeveri normale me kryeministër normal. Është provuar padiskutueshëm se Kosova nuk ka nevojë as për qeverisje muskuloze të “komandantëve”, apo sejmenëve të tyre, dhe as për qeverisje të dhunuesve e shkatërruesve të institucioneve!”, ka shkruar Gecaj.