Manaj i LDK-së: Kurti përfaqëson filozofinë politike që ndoqi Qosja gjatë viteve të 90’ta

Aktuale

Manaj i LDK-së: Kurti përfaqëson filozofinë politike që ndoqi Qosja gjatë viteve të 90’ta

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Shkëmb Manaj

Kandidati i LDK’së për deputet Shkëmb Manaj thotë se Vetëvendosje ka cenuar lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë. Thotë se Kurti po ndjek filozofinë politike të Rexhep Qosjes gjatë viteve 90’të.

Shkëmb Manaj thotë se LDK është e vetmja alternativë për Kosovën.

“Janë 100 aryse pse duhet me votu LDK’në dhe unë mendoj që secili qytetar u Republikës s Kosovës e di që LDK është një parti me traditë, është parti që e ka themeluar shtetin e Kosovës’, tha Manaj.

“LDK ka program të qartë që është i detajuar në të gjitha fushat e jetës”, theksoi ai.

“Tri shtyllat e themelimit të projektit të saj (LDK’së) politik dhe nacional, liri, pavarësi dhe demokraci janë shtylla të LDK’së të cilat fatkeqësisht pas 30 vjetëve janë cenuar nga një subjekt politik dhe nga një kryeministër siç ish z.Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje’, tha Manaj.

 “Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Kurti e përfaqësojnë një filozofi politike të konfrontimit që ka qenë filozofi politike e udhëhequr nga Rexhep Qosja gjatë viteve të 90’ta dhe e cila gjithmonë i ka dalë përballë dhe e ka penguar LDK’në që ta themelojë shtetin e Kosovës dhe në fazat më të rëndësishme kur vendit i është dashur uniteti kombëtar për liri, pavarësi dhe demokraci kjo politikë e udhëhequr nga Qosja ka bërë pengesa të mëdha”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat