Gjinovci: Luani në rrugë e haubat e veturave me Kurtin nuk janë budallaki

Aktuale

Gjinovci: Luani në rrugë e haubat e veturave me Kurtin nuk janë budallaki

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Fotografia e kryetarit të VV-së e vendosur në veturë

Analisti politik, Rron Gjinovci, ka konsideruar se veprimet e përkrahësve të Vetëvendosjes, sikurse fotografia e kryetarit të këtij subjekti e vendosur në veturë, duhet të interpretohen më ndryshe.

Gjinovci ka thënë se ndonëse po shihen siç thotë ai, “budallaki”, ato tregojnë përkrahje të madhe.

“Ju i keni parë edhe këto që na i konsiderojmë budallakina që janë luani në rrugë, haubat e kerrit me Albinin, etj etj. Këto kallëzojnë që ekziston një dalldi e madhe tek njerëzit dhe kjo kallëzon se nuk është situatë e zakonshme që na jemi mësu me pa”, ka deklaruar ai.

“E di sa vështirë u kanë për VV’në me dalë me bo fushatë zgjedhore. Tash kjo mu po më doket për ta që është sikur me hangër pallaqinka. Po dalin po ecin dhe njerëzit po mblidhen rreth tyre”, ka thënë tutje Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat