Parashikimi i Latifit: Ja çka do të detyrohet të bëjë Kurti me kandidaturën e Osmanit pas zgjedhjeve

Aktuale

Parashikimi i Latifit: Ja çka do të detyrohet të bëjë Kurti me kandidaturën e Osmanit pas zgjedhjeve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:06
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi pret që pas zgjedhjeve Albin Kurti të sakrifikojë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Ai ka dhënë arsyet e kësaj pritshmërie.

“Vijmë në një situatë kur për shkak të obstruksioneve të Listës Serbe dhe kushtëzimeve të tyre mbase ne do të detyrohemi që shumë shpejt të shkojmë në zgjedhje të reja”, thotë Latifi.

“Sepse dihet që menjëherë pas zgjedhjeve, menjëherë ditët e para ne do të përballemi me problemin e zgjedhjes së presidentit”, theksoi ai.

“Nëse nuk janë votat, edhe nëse Albin Kurti fiton shumicën e thjeshtë, 61 për qind, ai nuk do të jetë në gjendje të zgjedh presidentin pa bashkëpunuar me njërën nga partitë e mëdha shqiptare, PDK’në, AAK’në, LDK’në”, thotë Latifi.

“Besoj që pas zgjedhjeve z.Kurti do të detyrohet që kandidaturën e zonjës Osmani ta sakrifikojë dhe do t’i qaset një formule që i ofron zgjedhje të presidentit pa shkuar në zgjedhje të reja”, shpjegoi ai.

“Nuk besoj që Kurti është aq i marrë sa pas fitores të shkojë në zgjedhje të reja sepse njerëzit lodhen, lodhen edhe militantët edhe diaspora”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat