Bleron Baraliu habit me parashikimin e rezultatit për LDK-në: Mund të alivanoset Isa!

Aktuale

Bleron Baraliu habit me parashikimin e rezultatit për LDK-në: Mund të alivanoset Isa!

Nga: A.Zh Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:56
Bleron Baraliu

Analisti shqiptar në Amerikë Bleron Baraliu, ka dal sot me një parashikim të ri për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë deri në 53% të votave më 14 shkurt, derisa për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai parasheh që nuk do të fitojë as 10% apo 95 mijë vota, përcjell Bota sot.

Baraliu ka ironizuar, duke thënë se nuk po i publikon më mirë rezultatet se “do të alivanoset Isa Mustafa”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

...rreth "sondazheve", qysh thotë

Valon A. Syla.

Jam në hall. Modelet matematike e kanë një pikë ku ju del hirra, kur rezultatet tejkalojnë logjiken, psh. Gamestop apo Bitcoin. Sot, VV po se po 50%+, deri në 53% po m'del, por çka s’po muj me kuptu është se LDK kurrsesi s'pe kalon 10%, apo 95k vota. Madje - ka gjasa jo zero që me këtë trend edhe me ra nën prag deri me 14!

Jam në habi, s'di çka u ba, më mirë s'po i publikoj rezultatet se alivanoset Isa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat