Kështu mund ta dini qendrën se ku do të votoni me 14 shkurt

Aktuale

Kështu mund ta dini qendrën se ku do të votoni me 14 shkurt

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe në këto zgjedhje ka bërë publike linkun se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

KQZ çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Ndërkaq edhe në këto zgjedhje të parakohshme, KQZ ka bërë publike një link se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit. Për ta gjetur qendrën tuaj të votimi, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.

Për të votuar në zgjedhje, sigurohuni që jeni pjesë e Regjistrit Civil të Kosovës duke e verifikuar këtë informatë në Zyrat Komunale të Regjistrimit Civil.

KËTU mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen me 14 shkurt 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat