DnV-ja: Në pesë raste janë evidentuar përdorimi i veturave zyrtare në fushatën zgjedhore

Aktuale

DnV-ja: Në pesë raste janë evidentuar përdorimi i veturave zyrtare në fushatën zgjedhore

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:31
Ngadhënjim Halilaj

Demokracia në Veprim ka evidentuar 5 raste të përdorimit të veturave zyrtarë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është bërë e ditur në konferencë për media nga anëtari i DnV-së, Ngadhënjim Halilaj ku ka paraqitur të gjeturat nga monitorimi i gjatë ditëve të fushatës.

Sipas tij, veturat zyrtare për fushatë janë përdorur 4 herë nga LDK-ja dhe 1 herë në VV-ja.

Ai po ashtu ka përmendur mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.               

“Gjatë monitorimit të aktiviteteve të gjashtë ditëve të fundit në shtatë komuna më të mëdha e 2 me shumicë serbe. Shqetësuese ka qenë mosrespektimi i masave anti-Covid, ka thënë Halilaj.

“DnV ka evidentuar shkelje të rregullave të fushatës nga subjektet politike si mos raportimi i ngjarjeve në këshilla komunale andaj kemi dërguar 3 ankesa në PZAP”, ka thënë ai.

Sipas DnV-së gjuha e urrejtjes është e pranishme në fushatë, ku prinë LDK-ja.

“Kemi monitoruar edhe gjuhën e urrejtjes që kanë përdorur kandidatët për deputet, ku në 15 për qind të aktiviteteve është vërejtur përdorim i tillë, prirë nga LDK-ja”.

Ndërsa, Florent Spahiaj ka thënë se vetëm tri subjekte kanë deklaruar shpenzimet e fushatës zgjedhore.

“Vetëm tri subjekte kanë deklaruar shpenzimet që kanë bërë në fushatë zgjedhore. Këto ditë nuk ka pasur vendosje të postereve dhe kjo është gjë e mirë për ruajtjen e ambientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat