Lulzim Peci: Bulliqi mashtroi për sulmin fizik ashtu siç ka mashtruar për Demarkacionin

Aktuale

Lulzim Peci: Bulliqi mashtroi për sulmin fizik ashtu siç ka mashtruar për Demarkacionin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 19:39
Lulzim Peci

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka thënë se Shpejtim Bulliqi ka mashtruar për demarkacionin me Malin e Zi dhe tani, i njëjti, po mundohet të mashtrojë për sulmin fizik në Podujevë.

Një video doli sot ku shihej Bulliqi duke shtyrë një qytetar, derisa Peci ka komentuar atë.

“Bulliqit po duket se si demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ashtu edhe sulmi fizik ne Podujeve ju kane dukur enderr, dhe jo realitet”, ka thënë ai.

“Si ka mashtruar atehere, ashtu eshte duke mashtruar edhe tani, por me nje dallim, tani kane dalur incizimet”, shtoi Peci.

Shpejtim Bulliqi dje publikisht ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë pasi një qytetar e denoncoi për sulm ndaj tij në QKMF në Podujevë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mohuar dje se ka pasur përleshje fizike me një qytetar në ambulancën e këtij qyteti.

Madje i pari i Podujevës ka reaguar me një shkrim në Facebook duke thënë se të gjitha pretendimet e zyrtarit të komunës për sulm fizik janë të inskenuara dhe të trilluara.

Sidoqoftë atë e demantuan incizimet nga kamerat e sigurisë që gjatë ditës u publikuan në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat