Frashër Demaj: Presioni i SHBA rrëzoi qeverinë me Vetëvendosjen, Kurti u tall me përfaqësuesin e Trump

Aktuale

Frashër Demaj: Presioni i SHBA rrëzoi qeverinë me Vetëvendosjen, Kurti u tall me përfaqësuesin e Trump

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 22:41
Frashër Demaj

Ish-deputeti i LDK-së në mandaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, Frashër Demaj bëri një deklaratë të fortë në ‘Çim Peka Live’ ku la të kuptohet se ishte presioni i fortë i SHBA që bëri të mundur rrëzimin e qeverisë Kurti, pasi lideri i saj si kryeministër filloi të kishte një qasje shpërfillëse dhe jo dinjitoze ndaj administratës Trump.  

‘Nuk jam i prirur të besoj që Republikanët kanë një prirje ndryshe nga Demokratët në politikën e jashtme, për faktin sepse Amerika është një shtet i konsoliduar, në kuptimin e superfuqisë botërore.

Problemin duhet ta shikojmë që nga fillimi, që nga prishja e marrëvëshjes së koalicionit të LDK me Vetëvendosjen.

Ishte e paprecedentë fakti që Vetëvendosja krijoi aq dhunshëm ndaj poltikës së jashtme të Amerikë, në momentin kur refuzonte përfaqësuesin special të Presidentit amerikan, ambasadorin Grenell.

Pati madje edhe fyerje ndaj ambasadorit Grenell, duke mos e quajtuar as ambasadori Grenell, por Grenelli.

Ishte hera e parë që kosovarët kishin një raport shpëfillës negativ ndaj Amerikës.

Veprimet politike që bëri Vetëvendosja para prishjes së koalicionit na çuan në këtë prishje. Mund të mos jetë bërë publike asnjëherë, por unë e kam qenë deputet dhe e kam ndjerë presionin e Amerikës, sepse sjellja e Kurtit nuk ishte dinjitoze ndaj Amerikës. Ishte një politikë populiste, shpërfillëse ndaj Grenellit.

Presoni nuk ka qenë i drejtëoërdrejtë.

LDK që nga funksionimi i saj në vitin 1989 të gjitha investimet në politikë të jashtme i ka bërë për miqësi me SHBA, si aleat që është gjendur në ditët më të vështira të Kosovës.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat