Haradinaj-Stublla reagon pas dënimit të Gjokiqit: 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë

Aktuale

Haradinaj-Stublla reagon pas dënimit të Gjokiqit: 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë

Nga: A.Z Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta kështu duke e dënuar të tmerrshmin e ‘Kristalin’, Zoran Gjokiq-in.

“12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla, përcjell "Bota sot".

Tutje ka shtuar se kjo është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend.

Postimi i plotë:

Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in.

E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës.

Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij.

Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat