Qorrolli kritikon Qeverinë: Ja pse i lehtësoi masat anti-Covid

Aktuale

Qorrolli kritikon Qeverinë: Ja pse i lehtësoi masat anti-Covid

Nga: A.Zh Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Vigan Qorrolli

Qeveria e Kosovës në detyrë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-Covid.

Kundër vendimit ka dalë mikrobiologu Lul Raka. Ai ka thënë se për lehtësimin e masave, nuk është konsultuar bordi këshillëdhënës.

Ndërsa, analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, ka thënë se Qeveria po rrezikon jetërat e qytetarëve, përcjell Bot sot.

Sipas tij, qeveria në ikje këtë vendim e ka marrë për “vota”.

“Qeveria në ikje për një grusht votash bën pakt me djallin! Saboton profesionistët — rrezikon jetërat e njerëzve!”, ka shkruar Qorrolli në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat