“Turpi i radhës i qeverisë në ikje”

Aktuale

“Turpi i radhës i qeverisë në ikje”

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Rejhan Vuniqi

Edhe anëtarja e Listës së Osmanit, Rejhan Vuniqi ka reaguar për vendimin e qeverisë sipas të cilit qytetarët nga Evropa që vijnë për të votuar në Kosovë duhet të kenë testin PCR.

Sipas saj, kjo çfarë ka bërë qeveria në detyrë, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit është tendencioze, e qëllimshme dhe skandaloze!

Postimi në Facebook:

Turpi i rradhës i qeverisë në ikje!

Vendimi për të kërkuar nga mërgimtarët në arritje testin PCR dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit dhe izolim 7 ditor, është tendencioze, e qëllimshme dhe skandaloze!

Mos harroni se zgjedhje do të kemi prapë dhe këtë “mikëpritje” mërgata nuk do t’ua harrojë kurrë!

#KREJTdheDREJT me #mërgatën 127 ✅✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat