Elezi shpjegon fletën e votimit, ja çka thotë kur pyetet për Kurtin

Aktuale

Elezi shpjegon fletën e votimit, ja çka thotë kur pyetet për Kurtin

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Valmir Elezi

Qytetarët më të drejtë vote në Kosovë do tu drejtohen kutive të votimit mëngjesin e të dielës për të zgjedhur qeverinë dhe kuvendin e ri.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes.

Mënjeherë më pas do të nisë numërimi i fletëvotimeve dhe pritet që brenda të dielës të kemi një rezultat paraprak sa i përket subjekjeve politike

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një intervistë për Ora News  tha se përgatitjet janë drejt fundit.

Elezi: Jemi pothuajse në përmbyllje të përgatitjeve për organizimnin e zgjedhjeve të së dielës. Ka mbetur që gjatë fundjavës, të shtunën në mëngjes bëhet shpërndarja e materialit të zgjedhjeve, përfshirë fletët e votimit, nga depoja qëndrore e KQZ në depot e 38 komisioneve komunale në Kosovë.

Ky material shpërndahet në dielën në mëngjes në të gjitha qendrat e votimit. Janë 888 qendra votimi me 2386 vendvotimi që do të hapen në 7 të mëngjesit dhe të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes. Ka qenë sfidues ky proces qoftë edhe për faktin e pandemisë.

E gjithë fushata është shoqëruar me polemika dhe tensioneve jo vetëm mes subjekteve politike por edhe të këtyre të fundit me KQZ.

Vetëvendosja akuzoi së fundi kryetaren e KQZ se po tenton të manipulojë listën e votuesve jashtë vendit, duke mos e publikuar atë.

Elezi: KQZ nuk komenton deklaratat që vijnë nga subjekte të ndryshme politike. Në javën e parë të shkurtit KQZ ka mbajtur një konferencë të përbashkët dhe me institucionet e tjera, përfshirë policinë dhe prokurorinë. Do të jenë 90 prokurorë të angazhuar gjatë gjithë ditës për të ndërhyrë nëse ka ndojë problem që do të cënojë integritetin e procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat