Ahmeti zbulon se çfarë ndodhte brenda VV-së kur përmendej koalicioni me LDK-në dhe varri i Rugovës

Aktuale

Ahmeti zbulon se çfarë ndodhte brenda VV-së kur përmendej koalicioni me LDK-në dhe varri i Rugovës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se çfarë ndodhte brenda Vetëvendosjes kur përmendej një koalicion i mundshëm me LDK’në dhe vizita te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ahmeti tregoi se në mbledhjet e VV’së, kur përmendej vizita te varri i Rugovës dhe një koalicion i mundshëm me LDK-në, Dërguti dhe Selimi çoheshin për të dalë jashtë.

“Me përmend varrin e Rugovës, Aida Dërguti, Rexhep Selimi dhe nja katër të tjerë e braktisnin partinë menjëherë. Vizita te varri i Rugovës ka qenë blasfemi”, është shprehur Ahmeti.

“Unë kam qenë prezent kur kemi diskutuar për me hy në koalicion me LDK-në dhe u çu Rexha dhe Aida Dërguti kanë dalë jashtë”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se Kurti thoshte që në rastin me të mirë, për Rugovën mund të flasim për librat e tij, si kritik letrar.

“Ibrahim Rugova është person i rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ai thojke në rastin më të mirë ne mundemi me fol për librat e tij, si kritik letrar”, shtoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat