Kurtishaj i PDK-së për lehtësimin e masave: Qeveria bëri dallime mes qytetarëve, vendim puro-politik

Aktuale

Kurtishaj i PDK-së për lehtësimin e masave: Qeveria bëri dallime mes qytetarëve, vendim puro-politik

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Ruzhdi Kurtishaj

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se Qeveria Hoti, ka dështuar në menaxhimin  e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Sipas tij, më nuk duhet as të flitet për çështjen e karantinimit për shkak se është vet Qeveria, ajo e cila nuk respektoi assesi masat antipandemi.

”Qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës me COVID-19. Jo vetëm këtë javën e fundit, por ka dështuar që nga starti i punës. Ne gjatë gjithë kohës, kemi qenë shumë aktiv sa i përket problemit me pandeminë që ka goditur botën dhe Kosovën po ashtu. Sektori privat, ka pasoja të mëdha akoma sa i përket COVID-19”.

”Kemi këtë vendim sot që bën dallimin mes qytetarëve, atyre që vijnë nga diaspora”.

”Këtu më nuk duhet të flitet për çështjen e karantinimit apo testet PCR, sepse është çështje puropolitike. Sepse ne po shohim sallat me tubime të mëdha 500 apo 700 qytetarë dhe ky është dështim i drejtpërdrejtë i qeverisë së Kosovës”.

”Andaj shumë biznese, përfshirë edhe sektorit që realisht unë kam përfaqësuar gjatë gjithë kohës së pandemisë. Kur iu është ndaluar shërbimi i qytetarëve me autobus, me të vërtetë më nuk mund të flitet për masë të qeverisë, qoftë për parandalim të COVID-19”.

”Kemi një plan të qartë të vaksinimit të qytetarëve me COVID-19, ndërkaq në Kosovë akoma flitet se kur do të vijnë vaksinat, ‘’ja do të vijnë në këtë datë, ja do të vijnë në këtë ditë’’”.

”Nuk do të merrem me atë pjesë nëse është bërë apo jo qëllimshëm. Nuk ka pasur kuptim këto masa të jenë në fuqi deri më sot, kur absolutisht nuk janë respektuar nga Qeveria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat