Vjosa Osmani dy ditë para zgjedhjeve, citon një thënie të Ibrahim Rugovës lidhur me guximin

Aktuale

Vjosa Osmani dy ditë para zgjedhjeve, citon një thënie të Ibrahim Rugovës lidhur me guximin

Nga: D.RR Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Vjosa Osmani

Numri dy në listën e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani, ka postuar në profilin e saj zyrtar në Facebook një thënie të Ibrahim Rugovës.

“Burrat dhe gratë e mira të Kosovës janë çuar në këmbë. Ata nuk po heshtin. Ata janë duke vepruar me GUXIM, me VENDOSMËRI dhe me BESIM.”, është thënia e presidentit Rugova që e ka shpërndarë Osmani.

Ajo thotë se Guxim, vendosmëri dhe besim frymon edhe 14 shkurti.

Image
Foto e publikuar ne Facebook nga Osmani

Kujtojmë që në tubimet e VV-së ku prezent është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, valon flamuri Dardan i presidentit Rugova.

Postimi i saj i plotë:

Guxim, vendosmëri dhe besim frymon edhe 14 shkurti. #KREJTdheDREJT #Referendum

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, February 12, 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat