Letra e Biden, analisti analizon situatën dhe jep lajmin e mirë për Kosovën – “godet” Thaçin e Konjufcën

Aktuale

Letra e Biden, analisti analizon situatën dhe jep lajmin e mirë për Kosovën – “godet” Thaçin e Konjufcën

Nga: P.R. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Joe Biden

Analisti politik, Gani Qarri, ka folur lidhur me letrën qëpresidenti amerikan, Joe Biden, ditë më parë ia dërgoi presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, e në të cilën edhe njëherë e bëri të qartë, Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Për fatin tonë të mirë, si popull dhe si shtet,JoeBiden, qysh gjatë fushatës parazgjedhore në SHBA, në planin e tij 7 pikësh për Kosovën dhe shqiptarët, për ndryshim nga DonaldTrump, premtonte një qasje krejt ndryshe, sa i takon bashkëpunimit me BE-në dhe dialogut Kosovë-Serbi duke bërë të ditur publikisht, se do të respektohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës dhe se marrëveshja ndërmjet dy vendeve, do të përfundojë me njohje reciproke”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Ai kritikon reagimin e Bashkimit Evropian, të cilët sipas Qarrit, kanë dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“Madje qysh në letrën e parë si president i SHBA-ve, që JoeBiden i dërgoi Vuçiqit, ai i bëri thirrje publike Serbisë për njohje të ndërsjellë me Kosovën, përderisa Bashkimi Evropian edhe pas letrës së z. Biden, ende përmend pa fije turpi, kompromisin dhe "gjetjen vet ,të zgjidhjes nga Prishtina dhe Beogradi" !Kështu që vet reagimi i papritur dhe tejet i habitshëm i BE-së, ndaj letrës së presidentit të sapo zgjedhur amerikan JoeBiden, e cila edhe rreth 13 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ende mbanë qëndrim neutral ndaj statusit të shtetit tonë, pa përmendur askund dhe me asnjë fjalë të vetme, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flet më së miri se sa me rëndësi dhe pafundësisht jetike, është për Kosovën dhe për ne si popull i vogël e i pa krahë, mbështetja e SHBA-së, mikes më të madhe, që kanë shqiptarët dhe Kosova, kudo në botë”, thekson Qarri.

Më tej, ai thotë se ish presidenti Thaçi ka tentuar ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Vuçiqin.

“Madje përveç tendencave të mëparshme për ndarjen e Kosovës nga kuislingu Hashim Thaçi në bashkëpunim me kriminelin dhe bashkëpunëtorin e Millosheviqit Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e FrederikaMogherini, edhe BE dhe ndërmjetësuesit aktual evropian të dialogut, për qëndrimin e tyre cinik të mos përkrahjes në tërësi të letrës së z.JoeBiden dhe sidomos të pjesës mbi njohjen reciproke Kosovë-Serbi, arsyetohen me "faktin" irritues për gjithë botën e civilizuar, se kinse Kosova dhe Serbia do ta gjejnë kompromisin vet, deklaratë e pa turp, që e bënë edhe më të pakuptueshëm faktin, se pse atëherë, u dashka të ndërmjetësoi fare BE!?”, thotë Qarri.

Qarri shton se letra e Biden, është dhurata më e mirë për Kosovën në këto ditë të vështira, për shkak të krizave të vazhdueshme politike.

“Letra e presidentit të sapo zgjedhur amerikan z. JoeBiden, nuk ka të bëjë me Hotin as qeveritë e mëparshme,a të ardhshme, por kjo është dhurata më e mirë që ai ka mundur ti bëjë në këto momente të rënda vendit tonë, vend jo-stabil ku brenda më pak se një viti, ndërrohen 3 qeveri, gjë që sikur mos të kishim garanci-SHBA-të, e vë tërësisht në rrezik qëndrueshmërinë dhe vijimësinë e shtetit tonë të brishtë.Letra e z. JoeBiden, dashamirësit më të madh të popullit dhe shtetit tonë të ri, vije si vazhdim i konsistencës së tij mbi 40 vjeçare, që nga koha kur ai ishte përfaqësues në Senat dhe Kryetar i "Komitetit të Senatit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme", për të vazhduar nga mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, çlirimi dhe formimi i shtetit tonë të pavarur e deri te mbështetja aktuale e Kosovës për pranim të gjithanshëm dhe anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, në ditët e sotme si president i vendit më të fuqishëm në botë”, deklaron Qarri.

“Biden me letrën e tij, dëshmoi se në planin e politikës së jashtme të SHBA-së, ai prioritet ka Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj,nga Serbia, pranimin e vendit tonë në OKB, si shtet i pavarur, ashtu siç e ka vulosur edhe Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë me 22 korrik të vitit 2010, duke legjitimuar edhe juridikisht pavarësinë e Kosovës, si organi më i lartë Juridik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përmbylljen njëherë e përgjithmonë të shtetësisë së shtetit tonë të brishtë”.

Ai kritikon edhe ish ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufcën, për deklaratën se do ta rishikojnë hapjen e ambasadës në Jerusalem, nëse një gjë të tillë e kërkon Brukseli.

“Madje duke pasur parasysh faktin fatlum, se kush e ka në dorë çështjen e Kosovës, kush kujdeset për ne, kush e mbron dhe mbështetë shtetin tonë, asnjë politikan sado i dalldisur e mosmirënjohës dhe që përpiqet të shpupurishet si gjeli në pleh, ende pa ardh në pushtet, shqiptarët duhet të flenë të qetë se argatët e SHIK-ut si Konjufca me shokë, as që do të kenë rast dhe mundësi të diskutojnë, kokë më vete për vendime kaq madhore për shtetin dhe popullin tonë, si njohja nga Izraeli apo vendqëndrimi i ambasadës së shtetit tonë atje.Njohjen e këtij shteti me rëndësi, na e solli SHBA, dhe jo Konjufcat, i cili këto fjalë i përdori kot,si pjesa më e dëmshme e fushatës elektorale dhe shprehi e mësuar nga koha sa ishte pjesëtar i SHIK-ut”, thekson analisti Qarri për “Bota sot”.

“Marrëdhëniet e BE-së, me Kosovën i rregullon dhe përafron vetë Amerika me Joe Biden në krye, i cili është fati më i madh për Kosovën dhe shqiptarët, dhuratë hyjnore, që mu në këto momente të rënda, erdhi si me porosi nga qielli, në krye të SHBA-së, mikes më të madhe të popullit dhe shtetit të Kosovës, në mbarë globin, i cili përveç rikthimit të Amerikës në vendin që i takon si Fuqi numër 1 në Botë, shpresojmë se do ta zgjidhë përgjithmonë dhe në mënyrën më fatlume, edhe çështjen e Kosovës”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat