Albin Kurti ka një paralajmërim për Serbinë: Ky është vendimi që do ta merr si kryeministër

Aktuale

Albin Kurti ka një paralajmërim për Serbinë: Ky është vendimi që do ta merr si kryeministër

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Albin Kurti

(E plotësuar 23:04) - Vjosa Osmani thotë se për ambasadën në Jerusalem do të bisedojnë me SHBA-në

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me cështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit — Jerusalem. Numri dy në listën e VV’së ka premtuar se vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem varet nga diskutimi që do të bëjë qeveria e re e Kosovës me Administratën Biden.

Sipas saj, marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen për njohje reciproke dhe nuk përmendet Jerusalemi askund.

“Ne e kemi diskutuar në detaje këtë cështje. Marrëveshja në pikën e saj të fundit thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Askund nuk përmendet Jerusalemi”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se cdo pikë e asaj marrëveshje do të rishqyrtohet bashkë me administratën Biden porsa të ulen urgjentisht pas krijimit të qeverisë.

“Ne që të dy e kemi përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, por ajo që do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje, nga pika e parë deri tek e fundit, është se do të insistojmë që të ulemi menjëherë urgjentisht pas krijimit të qeverisë me presidentin Biden dhe administratën e tij të re të, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim cili është përkushtimi i tyre”, ka  thënë Osmani.

Ajo gjithashtu tha se njohja e Kosovës nga Izraeli është shumë e rëndëshishme, por për cështjen e ambasadës gjithçka do të vendoset pasi të diskutohet me Adminsitratën Biden.

“Natyrisht që njohja nga Izraeli është tejet me rëndësi, është një prej njohjeve më të rëndësishme dhe arsyeja pse na ka njohur Izraeli janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, do të varet tërësisht nga diskutimi me Administratën Biden”, thotë Osmani.

“Ajo cfarë do të ketë rëndësi për ne është qëndrimi i Administratës Biden”, shtoi Osmani.

Vjosa Osmani: Kemi kontraktuar shtëpinë në Marigona Hill

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka folur për lajmet se ajo ka blerë shtëpi në lagjën “Marigona Residenc”.

Ajo ka pranuar që ka kontraktuar një shtëpi në lagjen tjetër “Marigona Hill”, por që ende nuk e kanë paguar.

“Nuk kam shtëpi në Marigona Residenc. Unë jetoj në një banesë që i ka neto 53 54 metra katror, jemi 4 anëtarë të familjes që jetojmë në atë banesë.”

“Në atë banesë jetojmë që nga viti 2012. Ne punojmë që 22 vite me bashkëshortin tim në Kosovë, në ShBA dhe Australi dhe nëse një familje arrin që me punë të ndershme të arsyetoj secilin centë të arrij të kaloj nga një banesë 53 metra katror në të ardhmen në një shtëpi të vogël sepse janë shpifje të rënda këto 400 mijë 500 mijë, më tregoni ku është problemi që ne kemi kontraktuar që në fakt ende nuk e kemi paguar ndoshta do të mund të paguaj në 20 vitet e ardhshme me kredi duke shitur banesën aktuale”, tha ajo.

Kurti: Daka interpretoi njëanshëm aktgjykimin e Kushtetueses

Kandidati i VV’së për kryeministër Albin Kurti mendon se kryetarja e KQZ’së Valdete Daka ka interpretuar njëanshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i pamundësuar atij kandidimin për deputet.

Por Kurti thotë se gjërat do të ndryshojnë me fitoren e tij.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit të kaluar ka paragrafë ambivavalente ngapak kontradiktore por nga kryetarja e KQZ’së kemi pasur një lloj interpretimi të njëanshëm dhe një procedurë në vend se të jetë fasilituese profesioniste e procesit të shndërrohet në një arbitër në një gjykatës çfarë besoj se nuk i takon”, tha Kurti.

“Sidoqoftë jemi këtu ku jemi. Nuk ka kurrëfarë pengese për këtë gjë. Demokracia e ka në thelb vullnetin e popullit, besoj që mëngjesi i 15 shkurtit do e gjejë Kosovën tjetër dhe mandej e shohim”, shtoi i pari i VV’së.

Osmani: Në ditët e para të qeverisjes, do të miratohet Ligji Anti-Mafia që konfiskon pasuritë e fituara jashtëligjshëm

Kandidatja për president të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani ka thënë se bashkë me Kurtin asnjëherë më parë nuk kanë pasur dyert më të hapura nga bizneset se gjatë kësaj periudhe.

“Të gjitha bizneset e ndershme që kanë punuar sipas ligjit janë në mbështetje të reformave që ne planifikojmë për t’i eliminuar pengesat ndaj tyre”, tha Osmani në “Debat Plus”.

Osmani thotë se sipas studimeve mbi 57% e bizneseve theksojnë se korrupsioni është problemi kryesor i Kosovës.

“Meqë në korrupsionin e kemi shtyllë kryesore, bizneset e ndershme nuk kanë nevojë të frikësohen, përkundrazi po e shohim se po gëzohen me ardhjen tonë”, tha ajo.

Kandidatja për presidente ka thënë se pa konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nuk mund të ketë zhvillime ekonomik.

“Ajo që ne do të bëjmë është një model i zbatuar në disa vende që gjithë ato para që do të konfiskohen si pasuri e paligjshme do të investohen drejtpërdrejtë në fushën e sundimit të ligjit…Në ditët e para të qeverisjes do të miratohet Ligji anti-Mafia dhe unë do të dekretojë menjëherë”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.

***

Ku dallojnë dhe sa pajtohen Kurti e Osmani? Flasin për njëri-tjetrin

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente nga lista e kësaj partie, Vjosa Osmani, kanë folur për dallimet e mundshme të tyre ideologjike meqë njëri është i majtë dhe tjetrit i djathtë.

Kurti ka thënë se dallimet janë të vogla në këtë aspekt në krahasim me problemet e mëdha që ka Kosova dhe me të cilat synojnë të merren.

“Ky bashkëpunimi ynë është bashkëpunim ku ne mund të kemi dallime, por s’kemi kundërthënie dhe ne jemi në kushtet kur Kosova është shtet i kapur. Aq jetike janë çështjet me të cilat ne merremi saqë dallimet qendër e majtë dhe qendër e djathtë janë të vogla. Dhe këtë s’po e bëjmë së pari këtë gjë, sepse e kishim një koalicion edhe me LDK-në dhe hartuam një program të përbashkët. Kurrë populli s’ka qenë më i guximshëm dhe më optimist. Ata që po frikësohen po përpiqen që ta frikësojnë popullin me neve. Deri më tash mund të themi se është frikësuar populli nga pushtetarët, por ka ndodhur diçka në Kosovë. Qytetari i Republikës e ka tejkaluar aktivistin e Vetëvendosjes”, tha ai në RTV Dukagjin.

“Ish-pushtetarët po i frikësohen popullit. Dhe çka duan të bëjnë ata? Po duan që hegjemoninë e frikës së tyre në mënyrë që t’i thonë popullit se “prisni se çka do  bëjnë ata”. Në anën tjetër dëshirojnë të transmetojnë skepticizëm meqenëse populli është optimist duke thënë se “edhe Albini me Vjosën nuk janë në një linjë”. Epo tash njeriu nganjëherë edhe me vetveten s’është identik”.

Kurti foli edhe për mospajtimet me Osmanin në të kaluarën duke thënë se është normale të ndodhë një gjë e tillë.

“E vlerësoj Osmanin për konsistencën e saj. Edhe kur ndonjëherë rrallë s’jemi pajtuar ne kemi bashkëpunuar, sepse s’kemi  pasë dilema se qëndrimet që ne i prezantojmë janë ato që i mendojmë dhe që mendojmë t’i bëjmë. Në ecje e sipër kanë ndodhur shumë gjëra në Kosovë dhe normalisht që njeriu s’mendon në mënyrë identike si para gjashtë muaj  apo para një viti. Por, në kuptimin parimor, vleror dhe të qëllimeve s’kemi asnjë dilemë”.

Ndërkaq, për akuzimet se tradhtoi elektoratin e saj në zgjedhjet e kaluara, Osmani tha se assesi s’mund të quhet tradhti mbajtja e premtimeve.

“I kam qëndruar në përpikëri secilit premtim të qytetarëve të Kosovës, sepse ata janë të vetmit që më kanë ngritur dhe atyre ju falënderohem për ku jam sot dhe ku do të jem nesër. Besimin që e kam marr e kam konsideruar të shenjtë dhe e kam trajtuar si të tillë edhe pasi janë mbyllur kutitë. Prandaj, ta mbrosh besën e dhënë para votuesve kurrë s’është tradhti”.

“Ne kemi premtuar reciprocitet me Serbinë para qytetarëve dhe unë e kam mbajtur fjalën”.

Image

Pse e refuzoi debatin me Enver Hoxhajn e PDK-së, flet Albin Kurti

Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me kundërkandidatët e tij nga PDK’ja e LDK’ja, Enver Hoxhaj e Avdullah Hoti.

“Së pari në bëmë koalicionin parazgjedhor edhe e identifikuam saktë çështjen zgjedhjet janë referendum”, theksoi Kurti.

“Në anën tjetër kishim planin i cili operon në disa linja. Për të dalë në debat para referendumit më duhej një përfaqësues i planit. Veç qashtu e ka kjo punë”, shtoi ai.

“Athua s’u bën ata bashkë më 25 mars. Ajo çka po ndodh sot është pasojë e 25 marsit të vitit të kaluar. Ky është referendum. Në një anë jemi presidentja dhe unë dhe në anën tjetër janë ata”, theksoi ai.

“Ata po operojnë në disa linja por ata janë bashkë. Ata le ta zgjedhin një përfaqësues dhe po e bëjmë debatin. Nuk mund të debatoj unë me ata veçmas”, tha Kurti.

“Atje po ndodh diçka tjetër. Ata janë në një garë të brendshme me atë ish-kryetarin e Skenderajt për zgjedhje të brendshme në atë parti. Aty ka tjetër garë”, shtoi Kurti.

***

Kurti paralajmëron vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje , Albin Kurti ka folur për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti deklaroi se do ta vendos përsëri reciprocitet ndaj Serbisë, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se kjo do të jetë njëra ndër punët e para që do të bëj ai, pasi të bëhet kryeministër i Kosovës.

“Vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë është ndër punët e para të qeverisë sime, është çështje ditësh apo javësh dhe jo muajsh”, deklaroi Kurti.

Kurti flet për raportet me SHBA

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, janë mysafirë të sontëm të emisionit Debat Plus.

Kurti në këtë intervistë tha se dëshiron të krijoj marrëdhënie edhe me të mira, se që ka Kosova tani më ShBA-të.

“Ne me ShBA i duam marrëdhënie jo vetëm të mira por edhe më të mira se tani që i kemi. ShBA nuk mund ta zëvendësojmë me asnjë aleat tjetër. Por nuk mund të barazohet presidenti Trump dhe presidentit Biden”, tha Kurti.

“Ka një ndryshim të madh mes të dyve. Me ShBA kemi raporte si një shtet i ri me një shtet që na ka përkrahur e ndihmuar gjithmonë”, tha Kurti kur u pyet për ShBA.

***

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se pas rrëzimit të qeverisë në kohën e pandemisë, është e domosdoshme që t'i kenë 61 deputetë në mënyrë që ta bëhet funksionale qeverisja

Kurti komentet i bëri në një debat me analistët në RTV Dukagjini ku po merr pjesë së bashku me Vjosa Osmanin.

Ai ka theksuar se e kanë qytetarin në plan të parë, për t'i mundur mujsharrët dhe ata të korruptuarit.

Lideri i VV-së, ka shtuar se ish-pushtetarët po i frikësohen popullit.

Ja si i komenton Vjosa Osmani grafitet ku Glauk Konjufca shfaqet i pari në listë

Kandidatja e VV-së për presidente Vjosa Osmani ka komentuar grafitet në të cilat emri i Glauk Konjufcës paraqitet i pari në listën e VV-së dhe jo Vjosa Osmani.

Osmani i prin listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit me numër 2 derisa Glauk Konjufca është pas saj me numër 3.

“Ne jemi në një koalicion nëpërmjet një marrëveshje të zotimeve që e kemi nënshkruar”, tha Osmani.

“Sa i përket grafiteve s’kemi kohë për të humb minutat e këtij emisioni me këtë çështje”, tha ajo.

“Dua të potencoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar me Lëvizjen Vetëvendosje me që të gjithë anëtarët nga z.Kurti, z.Konjufca e deri te anëtari i fundit ka qenë i shkëlqyer, i jashtëzakonshëm dhe përtjet pritshmërive tona”, theksoi Osmani.

Osmani: Qytetarët nuk kanë frikë nga ne, prandaj na besojnë aq shumë

Kandidatja për presidentet nga radhët e LVV-së, Vjosa Osmani u shpreh se qytetarët nuk kanë nga frikë nga ajo dhe Kurti për të bërë totalitarizëm.

“Sa i përket grafiti nuk kemi kohë t’i humbim minutat në këtë emision.

Bashkëpunimi që kemi ndërtuar me LVV-në, Kurtin dhe Konjufcën dhe çdo anëtarë tjetër është i shkëlqyeshëm dhe përtej pritshmërive tona.”

“Nuk po flasim për udhëheqje një partiake. Qytetarët nuk kanë frikë nga ne prandaj na besojnë kaq shumë. Nuk kemi dhënë ndonjë shenjë të totalitarizmit”, u shprehë ajo në RTV Dukagjini.

Slogani 'Krejt dhe Drejt', ja cili është shpjegimi i Albin Kurtit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka komentuar sloganin e VV-së Krejt dhe Drejt.

Kurti ka thënë se me këtë nuk po mendojnë pushtetin por daljen e qytetarëve në votime.

“Për besë nuk ka të bëjë asgjë me ato insinuata ose imagjinata. Ne kur themi drejtë mendojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në referendum sepse kemi bërë koalicionin parazgjedhor dhe rrjedhimisht i kemi shndërruar zgjedhjet në referendum sepse situata është e tillë”, tha Kurti.

“Duhet bërë një prerje në mes të keqpërdorimeve dhe një rikthimi te qeverisja e mirë e pranverës 2020 që zgjati gjithsej 50 ditë”, shtoi ai.

“Nuk ka të bëjë me pushtetin. S’ka të bëjë me pushtetin, Ka të bëjë me qytetarët që të dalin në zgjedhje në referendum mandej krejt duhet të dalin”, tha Kurti.

Ai tutje deklaroi se do të ecin drejtë pa devijimet dhe korruptimet.

Kurti tregon domethënien e fjongave të kuqe në Prishtinë

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti, ka komentuar fjongot e kuqe të cilat i ka vendosur partia e tij në rrugët e kryeqytetit.

Kurtit iu bë pyetja duke thënë se shumë njerëz e kanë krahasuar këtë veprim si pjesë e ideologjisë komuniste, ndërsa kandidati për kryeministër këtë vepër të VV’së e lidhi me 14 shkurtin – që konsiderohet dita e të dashuruarve.

“Ato janë fjongo të kuqe që i kanë vendosur simpatizantët tanë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza që na bëhen neve.

Të dielën e 14 shkurtit, qytetarët do t’iu drejtohen vendvotimeve është dita e Shën Valentinit, dita e zemrave dhe dita e dashurisë, nuk e di çfarë problemi mund të kenë ata me këtë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat